Sport

'Mrekullia' e fundit e Guardiolës: ai e ka kthyer mbrojtësin e "hutuar” 90 milionësh, në një makinë golash…

"Kishte një periudhë që ishte aq i pasigurt, sa nuk ishte vërtet e mirë,"- pranoi Pep Guardiola javën e kaluar, për përshtatjen e Josko Gvardiol, me kërkesat e Cityt.

13 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

'Mrekullia' e fundit e Guardiolës: ai e ka kthyer mbrojtësin

ANGLI - Në gusht 2023, Manchester City e bëri Josko Gvardiol (Zagreb, 2002)  qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. ‘Qytetarët’ kanë paguar 90 milionë euro për ndërkombëtarin kroat të RB Leipzig.

Nëntë muaj më vonë, Pep Guardiola e ka kthyer Gvardiolin "e hutuar dhe të humbur" në një makinë mbrojtëse dhe golash.

Në muajt e tij të parë në Manchester City, Josko Gvardiol me vlerësim të lartë ka paguar një çmim të shtrenjtë për përshtatjen e tij për shkak të pozicionit të tij (ai është larguar nga pozicioni i qendërmbrojtësit për të luajtur si mbrojtës i majtë), papërvojën e tij dhe përshtatjen në Premier League.

"Kishte një periudhë që ishte aq i pasigurt, sa nuk ishte vërtet e mirë,"- pranoi Pep Guardiola javën e kaluar, për përshtatjen e Josko Gvardiol, i cili mbushi 22 vjeç në janar, me kërkesat e Cityt.

'Mrekullia' e fundit e Guardiolës: ai e ka kthyer mbrojtësin

Përsa i përket përshtatjes së ngadaltë të Gvardiol te Manchester City dhe Premier League, trajneri spanjol nuk e fsheh edhe në deklaratat e riprodhuara nga ‘Daily Mail’, se ai “arriti dhe në disa momente u hutua... Humbte shumë topa. Sa herë që ai kishte topin donte të bënte gjëra të jashtëzakonshme.

Pasi është përshtatur me Premier League dhe pozicionin e tij të ri, Gvardiol është bërë arma e fshehtë sulmuese e Manchester Cytit të Pep Guardiolës: pesë gola në shtatë ndeshjet e fundit.

Por Guardiola ende dëshiron më shumë nga Gvardiol, qendërmbrojtësi i tij i shndërruar në një makinë golash: "Ai nuk duhet të humbasë topa... Gjëja më e rëndësishme për mbrojtësit është të jetë i sigurt. Të luash thjesht është gjëja më e vështirë në futboll. Dhe pastaj, nëse ai shënon gola, ai do të jetë më se i mirëpritur, por kjo nuk është puna e tij. Detyra e tij është të mbrojë dhe të luajë i sigurt”.

'Mrekullia' e fundit e Guardiolës: ai e ka kthyer mbrojtësin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll