Art&Argëtim

“Tani u bëre njësoj si mami”/ Psalm feston ditëlindjen, Kris Jenner i bën dhuratë makinën e tij të parë

Familja e njohur festoi ditëlindjen e djalit më të vogël të Kim Kardashian duke i dhuruar një Tesla Cybertruck, një version lodër i modelit më të njohur dhe blerë të momentit.

11 Maj 2024, 16:59 Nga S.B
“Tani u bëre njësoj si mami”/ Psalm feston
Kim dhe Psalm

SHBA- Të gjithë anëtarët e familjes Jenner dhe Kardashian janë bekuar me shumë dhurata në ditëlindjet dhe festat e tyre, por këtë herë njërit prej tyre i është bërë një dhuratë e veçantë dhe unike. Kris Jenner i ka dhuruar nipit të saj Psalm një makinë shumë të veçantë lodër me një vlerë prej 1500 dollarë.

Familja e njohur festoi ditëlindjen e djalit më të vogël të Kim Kardashian duke i dhuruar një Tesla Cybertruck, një version lodër i modelit më të njohur dhe blerë të momentit.

“Tani u bëre njësoj me mamin”, tha Kim ndërsa luante me djalin e saj.

“Unë do ta çoj këtë në shkollë!” tha i vogli, ndërsa mamaja e tij u përgjigj duke qeshur: Nuk mund ta çosh këtë në shkollë.

Kim i tregoi mamasë së saj pak dashuri duke postuar videon në rrjetet sociale dhe duke shkruar mbi të: Faleminderit mami! @krisjenner për dhuratën më të bukur për Psalmin për ditëlindjen e tij. Truck Baby Cyber.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YEFANATICS (@yefanatics)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

kim kardashian psalm

Sondazh

Poll