Sport

VIDEO / Klubi përcjell Mbappe pa ceremoni, ja çfarë surprize i bëjnë tifozët!

Megjithatë, kanë qenë vetë ultrasit ata që kanë nderuar sulmuesin. Para sfidës, ata shpalosën një koreografi gjigande kushtuar atij, teksa vetë Mbape qëndronte i emocionuar para tribunës së tyre duke i falënderuar.

12 Maj 2024, 21:57 Nga DOSJA
VIDEO / Klubi përcjell Mbappe pa ceremoni, ja çfarë surprize i

FRANCE - Kilian Mbape ka vendosur që të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni dhe këtë e bëri publike edhe pak ditë më parë. Një largim që ka hidhëruar tifozët e PSG-së, të cilët shihnin te ai shansin që mund të kishin për të fituar Ligën e Kampioneve.

Sigurisht, në klubin francez nuk e kanë pritur aq mirë këtë vendim dhe nuk është bërë asnjë komunikatë publike për lojtarin. Për më tepër, klubi nuk organizoi as një ceremoni simbolike për francezin, në ndeshjen e fundit që luante sot PSG për këtë sezon në stadiumin e vet.

Megjithatë, kanë qenë vetë ultrasit ata që kanë nderuar sulmuesin. Para sfidës, ata shpalosën një koreografi gjigande kushtuar atij, teksa vetë Mbape qëndronte i emocionuar para tribunës së tyre duke i falënderuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll