Sport

Boksieri vdes në ring, në ndeshjet ku do të boksonte edhe një shqiptar… - VIDEO

Boksieri Sherifdeen Lawal ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra në duelin e parë. I gjithë eventi i boksit u ndërpre për shkak të ngjarjes së rëndë.

13 Maj 2024, 00:52 Nga DOSJA

Boksieri vdes në ring, në ndeshjet ku do të boksonte edhe

ANGLI - Një ngjarje e rëndë ka prekur mbrëmjen e sportin e boksit. Në eventin e zhvilluar këtë të diel në “Leisure Center” në Londër një nga boksierët që u ndesh në përballjen e parë ka humbur jetën pas goditjeve në ring, çka ka bërë që turneu të anulohej.

Boksieri Sherifdeen Lawal ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra në duelin e parë. I gjithë eventi i boksit u ndërpre për shkak të ngjarjes së rëndë. Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

Në këtë mbrëmje ishte planifikuar edhe dueli mes boksierit shqiptar Amarildo Bakaj dhe rivalit Joshur Quartey.

Boksieri vdes në ring, në ndeshjet ku do të boksonte edhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll