Sport

PSG mundet në ndeshjen e fundit të Mbappe në Paris! - VIDEO

Kylian shënon në lamtumirën e tij në stadiumin parisien, por kampionët e sapokurorëzuar u mposhtën me shifrat 3-1 nga Toulouse duke rihapur garën për zonën e kupave të europës.

13 Maj 2024, 01:09 Nga DOSJA
PSG mundet në ndeshjen e fundit të Mbappe në Paris! - VIDEO

FRANCE - Në ndeshjen e 33-të të Ligue 1, PSG u mund 3-1 nga Toulouse. Mbappé në ndeshjen e fundit në stadiumin e tij hapi serine e golave ndërkohë që më pas shënuan edhe Dallinga, Gboho dhe Magri duke përmbysur rezultatin.

Monaco fitoi 2-0 ndaj Montpellier ndërkohë që Lille fitoi me shifrat 2-1 ndaj Nantes duke arritur të sukses jashtë fushe. Marseille arriti të mundte Lorient me shifrat 3-1 ndërsa Lyon fitoi me rezultatin 1-0 kundër Clermont dfuke rihapur sërish luftën për zonën e kupave të europës. Ndërkohë që në ndeshjet e tjera 1-1 u mbyll takimi mes Rennes dhe Lens ndërsa ndeshja tjetër  Strasburg-Metz u mbyll me shifrat 2-1.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll