12 Maj 2024, 20:51
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij të përnatshme para mbështtësve ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë. Berisha teksa falenderoi qytetarët për qëndresën dhe protestat, tha se Rama sot nuk u përshëndet nga asnjë qytetar shqiptar që jeton e punon në Greqi, por mbeti vetëm në përshendetjen e Elisa Spiropalit. Gjithashtu kreu i PD-së tha se ata përfaqësuan kombin sot me dinjitetin më të madh.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi! Në kulmin e betejës tonë për çlirimin e bashkisë së Tiranës, për marshin e pandalshëm drejt qeverisë teknike, Edi Rama zgjodhi të mbulojë me propagandën e tij koprolalike, me organizimin e një takimi me emigracionin tonë në Athinë. Miq! Sonte dua të ndjeheni më krenarë se kurrë me veten tuaj, protestën tuaj. Dua të ndjeheni më krenarë se sonte u faktua në mënyrë përfundimtare se zëri i protestës tuaj, kauza e drejtë e protestës tuaj ka prekur mendjen dhe zemrat e mbarë emigracionit shqiptar në Greqi dhe kudo në botë. U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 2-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shoën e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij. Por çfarë ndodhi?
Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali. Miq! Ky refuzim, ky përçmim me heshtje të plotë, ky qëndrim përbuzës për të mos i dhënë një përshëndetje minimale, dëshmon se zëri juaj dëgjohet çdo natë. Dëshmon se Edi Rama është më i përçmuari, udhëheqës, kryeministër i Ballkanit, Europës dhe më gjerë.
Tu biesh tam tameve se do vij e do vij, të mbledhësh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Bufëra etj., e të shkosh atje e të mos gjesh një njeri të vetëm të të thotë; faleminderit që erdhe, të të japë një përshëndetje në emër të familjes së tij, të komunitetit, por të mbetesh në përshëndetjen e Elisës nuk ka mjerim më të madh, nuk ka turpërim më të madh. Edi Rama të rezervuan përshëndetjen që meriton, armiku i tyre. Të lanë në mëshirën e Elisës të të thotë dy fjalë ngushëlluese. Ata përfaqësuan kombin sot me dinjitetin më të madh.
sali berisha
Politike
12 Maj 2024, 20:26
N.F
Artikujt për takimin e Ramës
ATHINË- Kryeministri, Edi Rama ka nisur ditën e sotme turin e takimeve me diasporën "Krenar p&eu...
Politike
12 Maj 2024, 20:35
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme iu drejtua mbështet&eu...
Politike
12 Maj 2024, 19:42
N.F
TIRANË-Kryeministri, Edi Rama ka dalë më një reagim në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme me emigrantët shqiptar&e...
Politike
12 Maj 2024, 19:26
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit, Edi Rama në Athinë,...
Politike
12 Maj 2024, 18:38
N.F
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kuk&eu...
Politike
12 Maj 2024, 18:16
N.F
Meta dhe Biden
TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë një mesazh të qartë për presidentin ame...
Politike
12 Maj 2024, 17:51
N.F
Rama në Athinë
ATHINË- Kryeministri, Edi Rama ka nisur ditën e sotme turin e takimeve me diasporën "Krenar për Shqip&eum...
Politike
12 Maj 2024, 17:12
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një...
Politike
12 Maj 2024, 16:54
N.F
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për media ku u shpre...
Politike
12 Maj 2024, 16:02
N.F
Pamje nga festa
KUKËS- Deputete e PS-së në Kukës, Gerta Duraku ka ndarë një video në rrjetin e tij social në I...