Bota

Dy muaj më parë iu nënshtrua operacionit historik, vdes pacienti që kreu për herë të parë transplantin e veshkës së një derri

Slayman, i cili në moshën 62-vjeçare kur bëri histori më 16 mars si personi i parë i gjallë që mori një transplant të tillë. Ai i mbijetoi një transplanti të veshkës njerëzore në vitin 2018, por u sëmur sërish pas operacionit.

12 Maj 2024, 19:11 Nga N.F
Dy muaj më parë iu nënshtrua operacionit historik, vdes pacienti
Richard Rick Slayman

SHBA- Richard Rick Slayman, pacienti i parë që kreu transplantin e një veshkë të një derr, ka vdekur gati dy muaj pas operacionit historik. Vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët e tij ndërsa edhe spitali i Përgjithshëm Massachusetts në Boston ka dalë me një deklaratë.

Spitali, i cili tha se ishte thellësisht i pikëlluar për vdekjen e papritur të Slayman në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale të shtunën, tha se nuk kishte asnjë tregues se vdekja e Slayman ishte rezultat i transplantit të tij të fundit.

Slayman, i cili në moshën 62-vjeçare kur bëri histori më 16 mars si personi i parë i gjallë që mori një transplant të tillë. Ai i mbijetoi një transplanti të veshkës njerëzore në vitin 2018, por u sëmur sërish pas operacionit. Mjekët morën miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila lejoi operacionin sipas rregullave të tij për të provuar ksenotransplantin - procesin e implantimit të organeve nga një specie në tjetrën.

Miratimi jepet në rastet kur një pacient ka një "sëmundje ose gjendje serioze ose menjëherë kërcënuese për jetën" dhe nuk ka trajtime alternative, sipas FDA. Operacioni zgjati katër orë. Studiuesit bënë 69 modifikime në kodin gjenetik të derrit për të zvogëluar rrezikun që sistemi imunitar i Slayman të sulmojë organin e derrit të transplantuar.

Familja e Slayman tha në një deklaratë për mediat se ata ishin thellësisht të pikëlluar për vdekjen e papritur të tij, por ngushëllohen shumë duke e ditur se ai frymëzoi kaq shumë dhe falënderoi mjekët e tij që e ndihmuar Rick një shans të dytë.


“Përpjekjet e tyre të mëdha për të udhëhequr ksenotransplantin i dhanë familjes sonë shtatë javë të tjera me Rick-un dhe kujtimet tona të bëra gjatë asaj kohe do të mbeten në mendjet dhe zemrat tona”, thuhet në deklaratë.


Teksa u largua nga spitali në prill, Slayman tha se ishte një nga momentet më të lumtura të jetës së tij. Ai tha se mezi priste të kalonte kohë me të dashurit e tij.  Pas operacionit, spitali tha se Slayman po shërohej mirë" dhe vlerësoi kërkimin, studimet dhe bashkëpunimin për të bërë të mundur procedurën.  Më shumë se 100,000 njerëz janë në listën kombëtare të pritjes për një transplant, raportoi Associated Press. Shumica e tyre janë të sëmurë me veshka dhe mijëra vdesin çdo vit para se të mund të transplantohen.

richard rick slayman

Sondazh

Poll