Bota

Blinken: Izraelit i mungon plani i besueshëm për të mbrojtur civilët e Rafahut

Gjithashtu Bliken tha se Luftëtarët e Hamasit po kthehen në zonat veriore të Gazës që Izraeli pretendonte se i kishte pastruar dhe një sulm në Rafah rrezikon tu bëjë dëm të tmerrshëm civilëve pa i dhënë fund pranisë së Hamasit atje.

12 Maj 2024, 19:12 Nga E. D
Blinken: Izraelit i mungon plani i besueshëm për të mbrojtur
foto ilustruese

IZRAELSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Izraelit i mungonte një plan i besueshëm për të mbrojtur rreth 1.4 milionë civilë palestinezë në Rafah dhe paralajmëroi se një sulm izraelit mund të krijojë një kryengritje duke mos vrarë të gjithë luftëtarët e Hamasit në qytetin jugor të Gazës.

“Izraeli është në një trajektore potenciale për të trashëguar një kryengritje me shumë luftëtarë të armatosur të Hamasit të mbetur ose nëse lë një vakum të mbushur me kaos, të mbushur nga anarkia dhe ndoshta të rimbushur nga Hamasi”, tha Blinken

Gjithashtu Bliken tha se Luftëtarët e Hamasit po kthehen në zonat veriore të Gazës që Izraeli pretendonte se i kishte pastruar dhe një sulm në Rafah rrezikon tu bëjë dëm të tmerrshëm civilëve pa i dhënë fund pranisë së Hamasit atje. Pushtimi i planifikuar i Izraelit në Rafah ka ndihmuar në nxitjen e tensioneve më të thella në marrëdhëniet midis Izraelit dhe aleatit të tij kryesor ndër breza.

 

antony blinken lufta ne lindjen e mesem

Sondazh

Poll