Bota

Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete

Stërvitja pritet të përfundojë më 22 maj, ku përfshihen stërvitje anti-terroriste dhe ato për mbrojtje ajrore ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë jordaneze, koloneli Mustafa al-Hiyari.

12 Maj 2024, 17:02 Nga E. D
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33
foto ilustruese

JORDANI- Ushtria jordaneze ka njoftuar se ka filluar stërvitjen ushtarake Eager Lion, ku janë duke marrë pjesë forcat ajrore, tokësore dhe ato detare të 33 vendeve përfshirë 10 arabe dhe 22 nga vendet e tjera përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë e Madhe. Stërvitja pritet të përfundojë më 22 maj, ku përfshihen stërvitje anti-terroriste dhe ato për mbrojtje ajrore ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë jordaneze, koloneli Mustafa al-Hiyari. 

Gjithashtu ai theksoi se Eager Lion ka për qëllim të ndihmojë në luftimin e organizatave terroriste dhe t’i përgjigjen sulmeve me dronë, armëve kimike, biologjike sikurse edhe ato bërthamore e të shkatërrimit në masë. Stërvitja ushtarake është më e madhja që nga edicioni i parë i Eager Lion” i mbajtur më 2011, kurse kësaj radhe po ndodhë në kohën kur në këtë rajon janë rritur tensionet në veçanti mes Izraelit dhe Hamasit.

Jordania së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Franca kanë ndihmuar në rrëzimin e dronëve dhe raketave që ishin shkrepur nga Irani në drejtim të Izraelit. Por zëdhënësi thotë se stërvitjet nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet rajonale.

jordani

Sondazh

Poll