Bota

Qëndroi nën rrënojat e ndërtesës së shembur për 116 orë, nxirret i gjallë burri nga Afrika e Jugut

Gjithashtu 13 prej tyre janë konfirmuar të vdekur,  29 të mbijetuan dhe 39 konsiderohen të zhdukur.

12 Maj 2024, 17:22 Nga E. D
Qëndroi nën rrënojat e ndërtesës së shembur
foto ilustruese

AFRIKA E JUGUT- Një burrë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Afrikën e Jugut, ku kishte mbetur i ngujuar për pesë ditë. Ekipet e shpëtimit dëgjuan një zhurmë ndërsa po kërkonin të mbijetuarit. 81 persona ishin në vendin e tyre të punës duke u marrë me punë kur objekti pesëkatësh në qytetin George u shemb të hënën. 

Gjithashtu 13 prej tyre janë konfirmuar të vdekur,  29 të mbijetuan dhe 39 konsiderohen të zhdukur. Ekipet e shpëtimit përdorën kran, shpuese dhe madje punuan vetëm me duar pa mjete mbrojtëse për të arritur deri të burri i ngujuar në rrënoja.

Në një postim në "X", i mbijetuari shihet duke u nxjerrë nga rrënojat, ku kryeministri i Alan Winde tha se operacioni ka përfunduar me sukses pas më shumë se 116 orëve tentime.

Sondazh

Poll