Politike

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama mbërri në stadiumin "Galatsi" i shoqëruar nga bashkëshortja, ekzekutohet himni kombëtar dhe ai i BE-së

Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian. 

12 Maj 2024, 11:11 Nga M.B
Takimi me emigrantët në Athinë, Rama mbërri në
Edi Rama

ATHINA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin "Galatsi", në sallën “Christmas Theater” në Athinë ku do të mbahet takimi me emigrantët. Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Pas mbërritjes së Ramës, u ekzekutan dhe himni kombëtar shqiptar dhe ai i Bashkimit Europian. 

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama mbërri në

Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e zyrtarëve që do të mbajnë fjalime në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë. Bëhet me dije se fjalimet i hap ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Zyrtarët që do të mbajnë fjalën:

-Kryetari i bashkisë Sarandës  Oltion Çaçi,

-Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi,

-Krytari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha,

-Majlinda Dhuka Kryenegociatore e Shqipërisë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,

-Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në PS,

-Elisa Spiropali ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin,

-Blendi Klosi sekretar i pergjithshem i PS,

-Kryeministri Edi Rama.

 

edi rama ne athine

Sondazh

Poll