Aktualitet

FOTO/ Digjet makina te "Rruga e Kavajës", tymi mbulon zonën

Ngjarja ka ndodhur te "Rruga e Kavajsës", ndërsa nga raportimet paraprake fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

11 Maj 2024, 21:24 Nga B.Z
FOTO/ Digjet makina te "Rruga e Kavajës", tymi mbulon zonën
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë teksa ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur te "Rruga e Kavajës", ndërsa nga raportimet paraprake fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi ka mundur të dalë nga mjeti pa lëndime.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë pjesën e përparme të mjetit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa parprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.

zjar tirane makine

Sondazh

Poll