Aktualitet

Grabiti çiftin italian në Vlorë, arrestohet hajduti që mori 2500€ (EMRI)

11 Maj 2024, 19:22 Nga B.Z
Grabiti çiftin italian në Vlorë, arrestohet hajduti që
Pamje nga grabitja

VLORË - Policia ka arrestuar personin që grabiti një ditë më parë një çift italian në zonën e Lungomares në Vlorë. Në pranga ka rënë shtetasi Ervis Myrtaj 35-vjeç, i cili theu xhamin e makinës tip “Audi” dhe mori që aty 2500 euro dhe sende personale të çiftit.

Mësohet se policia ka qënë në ndjekje të Myrtës, dhe ky i fundit sapo ka konstatuar efektivët ka tentuar të arratiset, por pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë i mundur arrestimi i tij. Burime për mediat bëjnë e dije se Myrtaj ishte liruar nga burgu pak kohë më parë nga amnistia penale, teksa ishte dënuar po për vjedhje.

vlor grabitje arrestim policia

Sondazh

Poll