Aktualitet

Plagosja në Shkodër, Policia: Konflikt çasti, 24-vjeçari u plagos në kofshë

Autori është shpallur në kërkim, ndërkohë që i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   

11 Maj 2024, 17:40 Nga I.A
Plagosja në Shkodër, Policia: Konflikt çasti, 24-vjeçari
Policia

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 24-vjeçarit në Shkodër. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur pas një konflikti çasti dhe 24-vjeçari ka mbetur i plagosur në kofshë. Autori është shpallur në kërkim, ndërkohë që i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

plagosje në shkodër

Sondazh

Poll