Aktualitet

Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Shëngjin

Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë gjatë punës dhe humbi jetën në spital. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

11 Maj 2024, 17:41 Nga B.Z
Del FOTO/ Ky është 50-vjeçari që humbi jetën në
Preng Gjoni

SHËNGJIN - Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari, Preng Gjoni, i cili humbi jetën paraditen e kësaj të shtune në Shëngjin teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi.

Sipas Policisë, Gjonit dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri në kokë. Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar dy persona që ishin duke punuar me 50-vjeçarin, për tu marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

Dy ditë më parë, një tjetër punëtor humbi jetën në Shëngjin. 28-vjeçari Emiljano Frroku, që punonte i pasiguruar ra nga kati i nëntë që po ndërtohej pa leje në një pallat dhe humbi jetën.

 

tragjedi shengjin polici

Sondazh

Poll