11 Maj 2024, 21:02
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - “Erion Veliaj, tik-taku i orës po shënon fundin tënd”,- kjo ka qënë thirrja e kreut të PD-së, Sali Berisha drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj, referuar skandaleve që kanë përfshirë Bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.
Gjatë fjalës së tij për të pranishmit në tubimin qytetar, Berisha ka deklaruar se protestat e mbajtura te Bashkia e Tiranës ku kërkohet dorëheqja e Veliajt, janë betejë sipas tij për një të ardhme më të mirë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ndaj miqtë e mi, kjo betejë e idealeve, e shpresës dhe të ardhmes, është betejë për çdo shqiptar kudo që ndodhet, nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut. Është betejë për të shndërruar Shqipërinë në tokën e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Është betejë për të bërë diasporën tonë krenare me Shqipërinë, emrin e saj, historinë e saj.
Është betejë për t’i çelur dyert diasporës tonë të votojë siç voton me miliardat euro që dërgon në këtë vend. Të votojë me vullnetin e vet, aty nga ku është larguar, në qytetin e tij, me postë, kudo që të ndodhet, në çdo skaj të planetit të ketë të drejtë të votojë si qytetar i këtij vendi, si shqiptar i vërtetë, të votojë për fatin e tij në Shqipëri, për fatin e Shqipërisë. Ndaj dhe këtu, në emër tuaj, në emër të shqiptarëve opozitarë kudo që janë, i bëj të ditur Edi Ramës se qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushti i të gjitha kushteve që shqiptarëve që të bëjnë zgjedhje të lira.
Mjerë ti po mendove, po guxove t’i pengosh! Erion Veliaj, tik-taku i orës po shënon fundin tënd. Fundin më të turpshëm të një zyrtari në të gjithë historinë e kontinentit. Erion, e nise karrierën si 99-sh dhe si 99-sh do përfundosh.
Në shtyllën e turpit, në sheshin Skënderbej do varesh në shtyllën e turpit, me germa të zeza do gdhendet emri yt. O qenie pa shpirt, pa moral, pa karakter, pa nder, pa dinjitet. Largohu, mos e prit popullin se zemërimi i tij do të të mjerojë. Edhe njëherë u përshëndes, ftoj të gjithë qytetarët ditën e martë në ora 11.00. Tek bashkia na pret fitorja, na pret beteja, na pret e ardhmja. Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare, rroftë populli shqiptar, rroftë Shqipëria.
sali berisha erion veliaj protesta bashkia tirane
Politike
11 Maj 2024, 20:51
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme zgjedhhet presidenciale të mbajtura në Maqedonin&eum...
Politike
11 Maj 2024, 20:31
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qeveria në vendin tonë ka në epiqendër...
Politike
11 Maj 2024, 20:18
B.Z
sALI bERISHA
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipëria është një komb sipas tij n&eu...
Politike
11 Maj 2024, 19:12
B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit Oge...
Politike
11 Maj 2024, 19:02
B.Z
Ditmir Bushati, Branko Milanovic
Studimet tregojnë se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen rreth pesë deri në gjasht...
Politike
11 Maj 2024, 17:14
B.Z
Sali Berisha
SHQIPËRI - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë dhe Serbis&e...
Politike
11 Maj 2024, 14:42
r.ll
basha me berberin
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha ka futur në përplasjen e tij me ministrin e Drejt...
Politike
11 Maj 2024, 14:16
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi në një dek...
Politike
11 Maj 2024, 12:56
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur për projektli...
Politike
11 Maj 2024, 12:42
r.ll
lulzim basha
ELBASAN- Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka komentuar nga Elbasani përplasjen në Kuvend me ministrin e Drejtë...