Politike

Shqipëria bashkohet me Serbinë për "Euro 2027"/ Berisha: Bashkërendim antishqiptar! Përdorin sportin për interesa mafioze

Berisha shkruan se ky është një akt i mirëfilltë antishqiptar. Sipas tij Rama ka dhe një interes tjetër mafioz i cili sipas tij është dhurimi në një plaçkitje shtetërore Olsi Ramës nga vëllai Edi të 37 mijë m2 tokë.

11 Maj 2024, 17:14 Nga B.Z
Shqipëria bashkohet me Serbinë për "Euro 2027"/
Sali Berisha

SHQIPËRI - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar kandidaturën e përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë për ta organizuar Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se ky është një akt i mirëfilltë antishqiptar. Berisha shprehet më tej se sipas tij Vuçiç dhe Rama kërkojnë të përdorin sportin në funksion të interesave të tyre mafioze dhe qëllimeve të mbrapshta politike.

Reagimi i Berishës:

Edi Rama po bën gjithçka të realizojë organizimin e kampionatin europian të të rinjve së bashku me Vuçiç. Ky akt që ka habitur UEFA është një akt i mirëfilltë antishqiptar i argatit të Beogradit që shënon një turp Kombëtar. Në vend që Shqipëria të kërkojë që kampionati të zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë dhe mundet edhe në Shkup ose Podgoricë, për lidhjet e tij prej argati kërkon Beogradin. Por në këtë aferë Edi Rama ka dhe një interes tjetër mafioz i cili është edhe dhurimi në një plaçkitje shtetërore Olsi Ramës nga vëllai Edi të 37 mijë m2 tokë. I bëj thirrje UEFA të mos bjeri pre e lojrave të kryemafiozëve të Ballkanit Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama që kërkojnë të përdorin sportin në funksion të interesave të tyre mafioze dhe qëllimeve të mprapshta politike.

 

 

sali berisha edi rama tirane-beograd

Sondazh

Poll