Politike

Pse në botë ka kaq shumë pabarazi? Ditmir Bushati diskuton me Branko Milanović

Ndërkohë që pabarazia në nivelin global duket që është zbutur si pasojë e rritjes ekonomike të Kinës gjatë dekadës së fundit, periudha që kaluam fillimisht me COVID-in dhe më pas me konfliktet të cilat po jetojmë, kanë pasur një ndikim negativ për sa i përket uljes së pabarazisë.

11 Maj 2024, 19:02 Nga B.Z
Pse në botë ka kaq shumë pabarazi? Ditmir Bushati diskuton me
Ditmir Bushati, Branko Milanovic

Studimet tregojnë se vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u duhen rreth pesë deri në gjashtë dekada për të arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të mesatares së vendeve të BE-së. Ndërkohë që pabarazia në nivelin global duket që është zbutur si pasojë e rritjes ekonomike të Kinës gjatë dekadës së fundit, periudha që kaluam fillimisht me COVID-in dhe më pas me konfliktet të cilat po jetojmë, kanë pasur një ndikim negativ për sa i përket uljes së pabarazisë. Megjithatë, brenda vetë Europës, brenda Perëndimit dhe brenda shumë vendeve që janë në listën e vendeve më të zhvilluara, pabarazitë janë rritur.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në zbutjen e pabarazisë? Gjeografia? Pra, vendi ku ne lindim dhe jetojmë? Statusi shoqëror, prejardhja familjare? Mundësitë që na jep jeta dhe sistemi politik e ekonomik në të cilin ne jetojmë? Cili është ndikimi i teknologjisë në këtë proces? Ndikimi i forcave migratore?

Për të gjitha këto, Ditmir Bushati diskuton në podcast-in “Public Square” me një ekonomist të famshëm amerikan, me origjinë serbe, Branko Milanović, i cili për shumë vite ka punuar si ekonomist pranë Bankës Botërore, dhe tanimë është profesor në City University of New York.

ditmir bushati branko milanovic

Sondazh

Poll