Politike

Projektligji për shëndetin riprodhues, Meta: Shqiptaret do të përdoren si rezervate të paguara për të prodhuar bebe

Sipas tij, kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Përfshirja në projektligj i të drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese ka ngjallur mjaft debate, ndërsa kundër projektligjit ka dalë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

11 Maj 2024, 12:56 Nga r.ll
Projektligji për shëndetin riprodhues, Meta: Shqiptaret do të
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur për projektligjin për shëndetin riprodhues. 

Meta ka shprehur sërish qëndrimin e tij kundër projektligjit, ku tha se gratë dhe vajzat shqiptare po përdoren si rezervate të paguara për të prodhuar bebe.

Sipas tij, kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2.

Meta: Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë pr.ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe. PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira. Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Pjesa më hidhur është zgjatja e kohës së abortit dhe nxitja e abortit të vajzat e reja. Gjykata Supreme në SBBA ka marrë vendim ekstrem për abortet për të ulur javët e abortit. Ky ligj paraqitet sot teksa vendi është goditur nga shpopullimi.

Ai shtoi më tej se ulja e moshës për abortet është një skandal, pasi sipas tij i nxit vajzat adoleshente drejt këtij akti. 

“Zgjatja e afateve të kryerjes së abortit nga 12 javë në 14 javë duke nxitur vajzat adoleshente drejt abortit. Një tjetër skandal është ulja e moshës së vajzave nga 18 në 16 vjeçe, që të vendosin në mënyrë të pavarur për të abortuar”, shtoi Meta.

 

ilir meta

Sondazh

Poll