Aktualitet

U kapën në shtëpi bari në Britani, dalin FOTOT e katër shqiptarëve, dënimi që vendosi gjykata

Katër shqiptarët u kapën më 29 nëntor të vitit të kaluar ndërsa një ditë më parë kanë dalë para gjykatës për tu njohur me dënimin.

11 Maj 2024, 16:24 Nga B.Z

 

U kapën në shtëpi bari në Britani, dalin FOTOT e katër
Shqiptarët e kapur në shtëpi bari

BRITANI - Personat që shihni në fotot e mësipërme janë katër shqiptarët që u kanë duke vjedhur në një shtëpi bari në Britani. Konkretisht, Denis Loka, 22 vjeç, Marsel Tushollari, 42 vjeç, Kreshnik Xhaferi, 41 vjeç dhe Kristo Pocaj, 31 vjeç. Katër shqiptarët u kapën më 29 nëntor të vitit të kaluar ndërsa një ditë më parë kanë dalë para gjykatës për tu njohur me dënimin.

Gjatë seancës Gjykata dëgjoi se Loka, Tushollari dhe Xhaferi nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, ndërsa Pocaj kishte dy dënime për furnizim me drogë. Të katër shqiptarë u deklaruan fajtorë për vjedhjen dhe Loka, Tushollari dhe Xhaferi u dënuan me 15 muaj burgim, e konvertuar me dy vjet shërbim prove, ndërsa Pocaj u dënua me 21 muaj burgim, e konvertuar në liri me kusht për dy vjet.

britani shtepi bari shqiptare

Sondazh

Poll