Politike

Protesta te Bashkia/ Berisha: Dita e nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt!

Teksa e ka cilësuar kryebashkiakun Veliaj si kryehajdutin e xhepave të shqiptarëve, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës.

10 Maj 2024, 21:06 Nga B.Z
Protesta te Bashkia/ Berisha: Dita e nxjerrjes për zverku të Erion
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar protestën e radhës që pritet të mbahet ditën e martë te Bashkia e Tiranës, pas aferës “5D” ku disa drejtorë dhe ish-drejtorë të kësaj bashkie u arrestuan. Teksa e ka cilësuar kryebashkiakun Veliaj si kryehajdutin e xhepave të shqiptarëve, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës.

"Së fundmi, tregoju shqiptarëve se pse në Shqipëri rrugët ndërtohen 5 herë, 8 herë, 10 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës? Sepse ti vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh jo 100, por 800, 1000, 1500 përqind. I nxirë siç je, nuk ke të drejtë të dalësh nga strofulla e Surrelit, jo të qarkullosh. Turpëron të parë dhe të mbramë të këtij vendi.

Turpëron ata që kanë mbyllur sytë përgjithmonë dhe ata që do lindin, gjeneratat që do vijnë. Miqtë e mi, fati i Shqipërisë të guximi juaj. Te zemërimi juaj. Te beteja juaj. Dita e martë, dita e çlirimit të bashkisë. Dita e nxjerrjes për zverku nga bashkia të Erion Veliajt, këtij bastardi, kësaj shushunje që poshtëron, që përçmon, që grabit, plaçkit qytetarët e Tiranës si pushtuesi më i pamëshirë. Betejë, betejë, fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria",- tha Berisha.

edi rama erion veliaj sali berisha proteste bashkia tirane

Sondazh

Poll