Politike

Berisha publikon denoncimin: Rama në Athinë takohet me administratën e tij dhe jo me diasporën

Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me takimin që pritet të zhvillojë kryeministri Edi Rama të dielën në Athinë me diasporën shqiptare. 

10 Maj 2024, 14:16 Nga r.ll
Berisha publikon denoncimin: Rama në Athinë takohet me
edi rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me takimin që pritet të zhvillojë kryeministri Edi Rama të dielën në Athinë me diasporën shqiptare. 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se "Rama në Athinë takohet me administratën e tij", dhe jo me emigrantët shqiptarë.

"Sapo u informova nga burim shumë i sigurtë se me urdhër të Edi Ramës, çdo kryetar bashkie dhe çdo drejtor i drejtorive arsimore, për çdo qark duhet të përgatisë minimalisht një listë me 20 persona për t’i dërguar në Greqi, në takimin që Edi Rama do të bëjë në Athinë", thuhet ndër të tjera në denoncimin e publikuar nga Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Rama në Athinë takohet me administratën e tij!

Lexoni informacioni e qytetarit dixhital!

Pershendetje Doktor!

Sapo u informova nga burim shume i sigurt se ne urdher te Edi Rames cdo kryetar bashkie dhe cdo drejtor i drejtorive arsimore, per cdo qark duhet te pergatise minimalisht nje liste me 20 persona per ti derguar ne Greqi ne takimin qe Edi Rama do te bej ne Athine.

Pervec kesaj ngarkohen kryetaret e bashkive dhe drejtoret per perballimin e shpenzimeve te udhetimit.

Doktor kjo gje eshte lehtesisht e verifikueshme edhe pse do te perdoret hileja e udhetimeve kolektive gjoja per fundjave te organizuara nga institucione te ndryshme.

Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat!

sali berisha edi rama takimi ne athine

Sondazh

Poll