10 Maj 2024, 12:44
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nga Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe Partinë Demokratike ku ishte në një lidhje live. Berisha gjatë fjalës së tij foli me tone të ashpra për projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.
Sipas tij ky projektligj është nismë monstruoze, çnjerëzore dhe antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar. Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama ka angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi ku theksoi se në themelin e shoqërisë është familja.
Fjala e Berishës:
Një përshëndetje të përzemërt kam për deputetin Tritan Shehu, deputetin Petrit Vasili dhe të gjithë ata, të cilët në momentet më të para të shfaqjes së kësaj nisme, do ta quaja pa abuzim në semantikë, nismë monstruoze, çnjerëzore, antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar më shumë se rreth 40 pushtime që ky komb ka njohur në shekuj dhe mijëvjeçarë. Regjimit të Edi Ramës.
Pas instalimit të një kuadri politik shpopullues të këtij vendi, kuadër që ju imponoi rreth 35 përqind të shqiptarëve të braktisin vendin e tyre në një hark kohor 8-vjeçar. Kuadër që zëvendësoi sigurinë dhe ligjin me antishtetin dhe narkoshtetin, tani në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit, i cili në epiqendër të betejës kishte nënën shqiptare, ky famëzi që në histori ka ekuivalent vetëm Edi Ramën, kishte përcaktuar si objektiv kryesor nënën shqiptare për të shkatërruar kombin shqiptar.
Edi Rama në angazhimin e tij, ky antishqiptar në çdo aspekt, në angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi zbret tani në themelimin e kombit. Në themelin e shoqërisë, në shenjtërinë e kombit dhe të shoqërisë, familja. Ai zbaton doktrinën e një monstre tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, Xhorxh Sorosit. Midis doktrinës komuniste për familjen në finalen e ndërtimit të shoqërisë dhe doktrinës së Xhorxh Sorosit, ndryshojnë vetëm termat, por rezultatet janë të njëjta."
berisha rama projektligji per shendetin riprodhues
Politike
10 Maj 2024, 12:40
r.ll
blendi klosi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në një konferencë për mediat ka ...
Politike
10 Maj 2024, 12:27
N.F
Irena Gjoka dhe Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka publik...
Politike
10 Maj 2024, 11:56
N.F
Rama dhe Pavlos Marinakis
ATHINË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën drejt kryeqytetit grek për tu taku...
Politike
10 Maj 2024, 11:38
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ditën e sotme është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese ku ka dor&eum...
Politike
10 Maj 2024, 11:33
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha përsëriti sot qëndrimin e PD në mbështe...
Politike
10 Maj 2024, 11:10
N.F
Ulsi Manja
TIRANË- Në ditën e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Kësh...
Politike
10 Maj 2024, 09:40
r.ll
lindita nikolla
TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka depozituar në SPAK një kallëzim për shpërdorim detyre, për kr...
Politike
10 Maj 2024, 09:29
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë sërish sot se ka 500 raste nepotizmi ka në Dog...
Politike
10 Maj 2024, 08:15
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi që ai do të zhvillojë me diasporën në Athinë.
P&...
Politike
9 Maj 2024, 22:39
I.A
Blendi Klosi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi ...