Bota

Aksident i rëndë në Greqi, makina përplaset me shtyllën, vdes në spital shoferi (VIDEO)

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i mjetit, 36-vjeç. Kyi  fundit është nisur drejt Spitalit të Përgjithshëm të Kalmatës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

10 Maj 2024, 20:01 Nga B.Z
Aksident i rëndë në Greqi, makina përplaset me
Pamje nga vendngjarja

GREQI - Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, në komunën e Kalmatës. Një makinë ka dalë nga rruga  teksa ishte duke udhëtuar në autostradën e vjetër Kalamata–Tripoli dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i mjetit, 36-vjeç. Ky i fundit është nisur drejt Spitalit të Përgjithshëm të Kalmatës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Sektori i qarkullimit rrugor Kalamata, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

aksident greqi

Sondazh

Poll