Bota

Përmbytjet në Brazil, shkon në 113 numri i të vdekurve

Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, ndërsa përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mallrave thelbësore në zona të caktuara.

10 Maj 2024, 19:34 Nga E. D
Përmbytjet në Brazil, shkon në 113 numri i të vdekurve
foto ilustruese

BRAZIL- Shirat u kthyen në Rio Grande do Sul të premten, ndërsa numri i të vdekurve nga përmbytjet historike në shtetin më jugor të Brazilit u rritën në 113 nga 107 një ditë më parë. Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet e tyre më të larta ndonjëherë, ndërsa përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mallrave thelbësore në zona të caktuara.

Stuhitë dhe përmbytjet që godasin shtetin, shtëpia e rreth 10.9 milionë njerëzve, kanë lënë gjithashtu më shumë se 337,000 të zhvendosur, ndërsa 146 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë thënë zyrtarë të mbrojtjes civile. Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet më të larta ndonjëherë, ndërsa përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mallrave thelbësore në zona të caktuara. Gjithashtu parashikuesi i motit MetSul tha se shumica e qyteteve të Rio Grande do Sul duhet të kenë shira të premten, duke shtuar se ekziston një rrezik i lartë stuhish.

përmbytjet në brazil

Sondazh

Poll