Bota

Ish i dënuari rus përdhunon dhe vret një adoleshent në Ukrainën e pushtuar

Të afërmit e Kurbasov thanë se ai ishte rekrutuar për të luftuar në Ukrainë rreth një vit më parë. Para se të dënohej për vrasje, ai ishte akuzuar edhe për grabitje me armë, vjedhje makinash dhe posedim droge.

10 Maj 2024, 18:12 Nga E. D
Ish i dënuari rus përdhunon dhe vret një adoleshent në
Anastasia

UKRAINA- Policia ka arrestuar një ish-të dënuar rus, i cili pranoi se kishte përdhunuar dhe vrarë një 17-vjeçare, banore e Luhanskut të pushtuar në Ukrainën lindore. I dyshuari, Andrey Kurbasov, u dërgua për të luftuar në Ukrainë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasje. Ndërsa trupi i viktimës u gjet pranë fshatit Lyubymivka në rajonin e Luhansk të shtunën e kaluar. 

Kurbasov i tha policisë se ai kishte përdhunuar Anastasia në një makinë, e kishte vrarë dhe më pas e kishte varrosur trupin e saj në pyll dhe e kishte mbuluar me gurë.

Të afërmit e Kurbasov thanë se ai ishte rekrutuar për të luftuar në Ukrainë rreth një vit më parë. Para se të dënohej për vrasje, ai ishte akuzuar edhe për grabitje me armë, vjedhje makinash dhe posedim droge.

Ndërsa një ligj i nënshkruar nga Vladimir Putin në mars u jep imunitet të burgosurve të dënuar për krime të tilla si vrasje, vjedhje dhe përdhunim nëse ata luftojnë në luftën në Ukrainë.

andrey kurbasov

Sondazh

Poll