Bota

VIDEO/ Reklama e Apple kritikohet ashpër, kompania kërkon falje: Kemi humbur konceptin dhe na vjen keq...

Ai kishte për qëllim të tregonte gamën e gjerë të mjeteve për të cilat mund të përdoret iPadi më i hollë se ndonjëherë.

10 Maj 2024, 18:45 Nga S.B
VIDEO/ Reklama e Apple kritikohet ashpër, kompania kërkon falje: Kemi
Apple

SHBA- Kompania Apple ka kërkuar falje për reklamën e saj të re për iPad Pro ku shtypi kamerat, librat dhe instrumentet muzikore. Reklama e shpërndarë në internet nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, paraqiste gjithashtu mjete kreative si një aparat diskografik dhe një metronom.

Ai kishte për qëllim të tregonte gamën e gjerë të mjeteve për të cilat mund të përdoret iPadi më i hollë se ndonjëherë. Por reklama u kritikua, me aktorin Hugh Grant që tha se tregonte shkatërrimin e përvojës njerëzore.

Në një deklaratë, nënkryetari i Apple për komunikimet e marketingut, Tor Myhren tha: Kreativiteti është në ADN-në tonë në Apple dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të dizajnojmë produkte që fuqizojnë krijuesit në të gjithë botën.

"Qëllimi ynë është të festojmë gjithmonë një mori mënyrash se si përdoruesit shprehin veten dhe sjellin idetë e tyre në jetë përmes iPad. Kemi humbur konceptin me këtë video dhe na vjen keq."

Shitjet për iPad ranë 17% për janar-mars krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tabletat aktualisht përbëjnë vetëm 6% të shitjeve të kompanisë.

apple

Sondazh

Poll