Përndoqi punonjësen e policisë dhe e përplasi me makinë, shpallet në kërkim efektivi në Himarë (EMRI)
Foto ilustruese HIMARË - Një punonjës i policisë në Komisariatin e Himarës është shpallur në kërkim pasi ...
Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, dyshohet se humbën jetën nga mbidoza e ilaçeve që kishin përmbajtje narkotike.
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë pasdite në Tiranë, ku dy shtetase nga Ukraina u gjetën pa shenja jete brenda një banese në Rrugën e Dibrës. Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, dyshohet se humbën jetën nga mbidoza e ilaçeve që kishin përmbajtje narkotike. Mësohet se ato kishin dy javë që kishin ardhur në vendin tonë dhe ishin strehuar në një apartament në katin e tretë të cilin e kishin marrë me qera, bashkë me një mikeshën e tyre identitieti i të cilës ende nuk bëhet me dije.
Ka qënë shoqa e dhomës që i ka gjetur pa shenja jete në dysheme, ndërsa ende nuk dihet aktiviteti i tre vajzave në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzat. Sakaq është shoqëruar në komisariat vajza e cila i gjeti dy shoqet e saj pa shenja jete, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë burime për mediat burimet për mediat bënë me dihe se dy ukrainaset kanë kërkuar xanax 2 ditë më parë më farmaci në Tiranë por kjo e fundit nuk ka pranuar t'ua jap, çfarë ka sjellë edhe përplasje mes tyre. Njëra nga ukrainaset e ka kafshuar në dorë farmacisten dhe janë larguar. Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Çfarë njoftoi policia për ngjarjen?
“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e kryeqytetit.
Foto ilustruese HIMARË - Një punonjës i policisë në Komisariatin e Himarës është shpallur në kërkim pasi ...
Foto ilustruese TIRANË -Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë dy shtetaset nga Ukraina q&eu...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy ukrainase janë gjetur të vdekura në...
foto ilustruese TIRANË- Dy shtetase nga Ukraina janë gjetur të vdekura në një banesë tek zona e "Selvisë" në Tiran&...
foto nga vendngjarja GREQI- Është publikuar videoja me pak momente pas ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në Athinë, Roan ...
antoneta sevdari TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në sistemin e drejtësisë ish-prokuroren Antoneta Se...
meritan çalaj GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Greqi, pasi është kapur me 3...
anton pali TIRANË- Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkoh...
Foto ilustruese FIER- Një 49-vjeçare është arrestuar në Fier pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Mësohet s...
Foto nga vendi i ngjarjes GJIROKASTËR- Një furgon që transportonte 30 emigrantë drejt Shkodrës për të kaluar kufiri...