Aktualitet

Humbën jetën në Tiranë nga mbidoza, identifikohen dy ukrainaset (EMRAT)

 Ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.

10 Maj 2024, 15:10 Nga B.Z
Humbën jetën në Tiranë nga mbidoza, identifikohen dy
Foto ilustruese

TIRANË -Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, janë dy shtetaset nga Ukraina që u gjetën pa shenja jete pasditen e kësaj të premte në Tiranë. Dyshohet se ato kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Policia sqaroi pak më herët se dy shtetaset janë gjetur pa shenja jete nga shoqa e tyre e dhomës në një banesë në "Rrugën e Dibrës". 

"Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike",- thuhej në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ukraine tirane policia

Sondazh

Poll