Aktualitet

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, policia jep detaje: Kanë konsumuar mbidozë ilaçesh, u gjetën nga shoqja e dhomës

Policia ka reaguar për ngjarjen, ku sipas informacioneve dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

10 Maj 2024, 14:44 Nga r.ll
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, policia jep detaje: Kanë
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku dy ukrainase janë gjetur të vdekura në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Policia ka reaguar për ngjarjen, ku sipas informacioneve dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se ishte shoqja e dhomës ajo që i ka gjetur të pajeta. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdekja e dy ukrainaseve ne tirane

Sondazh

Poll