Aktualitet

Pas fitores në Strasburg, Kolegji i Posaçëm rishikon vendimin, Antoneta Sevdari rikthehet në sistemin e drejtësisë

Në vendimin për rikthimin e saj, thuhet se Kolegji arriti në konkluzionin se në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyrë i Sevdarit.

10 Maj 2024, 13:31 Nga r.ll
Pas fitores në Strasburg, Kolegji i Posaçëm rishikon vendimin,
antoneta sevdari

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në sistemin e drejtësisë ish-prokuroren Antoneta Sevdari.

Ish-prokurorja bëri kërkesë për rishkimin e vendimit në Kolegj, pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj. Gjykata në Strasburg vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” dhe dënoi shtetin shqiptar me 25 mijë euro.

Në vendimin për rikthimin e saj, thuhet se Kolegji arriti në konkluzionin se në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyrë i Sevdarit.

VENDIMI

Kolegji pasi shqyrtoi kërkesën e Sevdarit për rishqyrtim të vendimit, me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën për rishikimin e vendimit, prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rigjykimin e çështjes në themel në seancë gjyqësore.

Në kuadër të rigjykimit në themel të ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të konfirmimit të Sevdarit, Komisioneri kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Po sipas komisiomerit Publik, Irena Nino, Sevdari kishte probleme edhe në kriterin e profesionalizmit.

Nga ana e saj, Sevdari pretendoi se Komisionerit Publik i kanë rënë shkaqet ankimore. Në përfundim, Sevdari, referuar edhe vendimmarrjes së GjEDNj, ka kërkuar lënien në fuqi të KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

Në përfundim të shqyrtimet gjyqësor trupi gjykues vlerësoi se Gjednj ka mbërritur në konkluzionin se shkarkimi i saj nga detyra ka cënuar nenin 8.

Sipas GJEDNJ, shkarkimi i Sevdarit ishte jo proporcional.

Në analizë të përfundimeve të GjEDNJ, kolegji vlerëson se në rigjykimin e ankimit, për shkaqe të rikonfiemuara nga Komisioneri, analizoi i situatës juridike verifikimi i pasurisë nuk ishte i nevojshëm. Kolegji vlerëson se ky proces mund të përfundojë veç me dy alternativa vendimmarrëse.

Kolegji arriti në konkluzionin së në kushtet kur vendimet e GJEDNJ janë detyruese për Shqipërinë, e vetmja rrugë mbetet konfirmimi në detyre i Sevdarit.

Kështu e vetmja alternativë për Sevdarin është konfirmimi i saj në detyrë. Kolegji vendosi: lënien në fuqi të vendimit 2018 të KPK për Sevdarin.

antoneta sevdari

Sondazh

Poll