Art&Argëtim

‘Thjesht të dua!’/ Flori Mumajesi i dedikoi këngë për dasmën, biznesmeni i njohur tregon emocionet e para: Mu r

25 Nëntor 2019, 19:45 Nga DOSJA
‘Thjesht të dua!’/ Flori Mumajesi i dedikoi këngë

Në emisionin “Rudina” kanë qenë të ftuar dy personazhe shumë të njohur në Kosovë. Ata janë vëlla dhe motër, por që të dy shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Bëhet fjalë për Blerina Kllokoqi Rugova dhe Petrit Kllokoqin. Ai është një biznesmen i suksesshëm në Kososvë, por që u bë shumë i njohur dhe në Shqipëri me dedikimin që i bëri bashkëshortes për dasmë.

Historia e tij e dashurisë me Erza Pecin ka nisur para 4 vitesh. Propozimi për martesë ishte tejet i veçantë dhe ai u bë në Afrikë, në 24 Shkurt 2018, ndërsa në Shtator të këtij viti ata u martuan.

U bëmë pjesë e një videoklipi shumë të bukur, mirëpo më e bukura e gjithë videoklipit ishte se nuk e kishim përgatitur për videoklip. Ishte gjithçka reale, një ngjarje reale, unë veproja ashtu, kërceja ashtu, e dashuroja vërtet ashtu. Dhe të gjitha këto u përmblodhën, ishte një ide e Florit që të bëhej videoklip dhe më pëlqeu shumë edhe mua”.

Ata organizuan tre dasma, ku kishin mbi 1100 të ftuar. E para ishte celebrimi me datë 25 Shtator, në 28 Shtator organizuan dasmën me familjarët dhe të afërmit, ku kanë qenë rreth 450-500 të ftuar. Ndërsa me datë 4 Tetor organizuan dasmën me shoqërinë, me 500-600 të ftuar.

Petriti vendosi t’i dedikonte një këngë Erzës, “Thjesht të du” dhe ishte pikërisht kantautori i njohur Flori Mumajesi që e realizoi. Edhe klipi i këngës ishte i gjithi nga dasma e tyre, ku edhe vetë Flori me grupin Three Dots kanë qenë të ftuar special.

Kënga ka ardhur dhuratë prej Florit. Flori Mumajesin e kam prej miqve më të vjetër, një mik shumë të mirë. Kur fola me të më herët ai e mirëpriti. Flori bëri një pauzë në muzikë dhe unë me thënë të drejtën nuk e telefonova, se u frikësova se mos më thoshte jam në pauzë edhe për dasmën tënde dhe nuk e thërrita hiç, e lashë siç jemi ne shqiptarët për nga fundi. Pastaj e thërrita, u takuam, biseduam dhe ai më tha që e kam një kartolinë shumë të bukur, që ti do t’ia dhurosh gruas tënde të ardhshme. Tha që kam një këngë, që e kam bërë speciale për ju. Shkuam në studio dhe kur e dëgjova, u ktheva dhe i gjithë trupi m’u rrëqeth. I thashë që i ke kaluar pritshmëritë e mia”./tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi kënga e re e flori mumajesit petrit kllokoqi flori mumajesi kënga e re e flori mumajesit petrit kllokoqi

Sondazh

Poll