Art&Argëtim

Dua Lipa e shkatërruar pas tërmetit tragjik: Zemra dhe lutjet e mia janë me njerëzit e Shqipërisë (FOTO)

26 Nëntor 2019, 12:16 Nga DOSJA

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë në të cilën gjendet  Shqipëria ditën e sotme pas tërmetit të fuqishëm që u ka marrë jetën 15 personave dhe 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në statusin që ajo ka publikuar në rrjetet sociale shprehet se ndihet e shkatërruar nga kjo tragjedi në vendin tonë.

 “E shkatërruar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Zemra dhe lutjet e mia janë me njerëzit e Shqipërisë. Ju dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështira.”- ka shkruar këngëtarja.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dua lipa termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë dua lipa termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll