10 Maj 2024, 08:44
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
TIRANË- Një ekzekutim me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Athinës në Greqi. Viktimë mbeti Roan Brahimi, (Sidorel Prendi) nga fshati Pllanë i Lezhës, ndërsa e plagosur lehtë mbeti bashkëshortja e tij.
Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ajo nuk ishte hera e parë që lokali ishte shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i kishin vendosur tritol.
Ndërkohë në vitin 2014, Brahimit ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë dy kushërinjtë Klodian Ndreca, asokohe 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç, të cilët gjetën vdekjen si dhe u plagos Aurel Prendi 21 vjeç (në atë kohë). Ka qënë një makinë tip VW Golf 5, ajo që i ngriti pritën djemve të fisit Prendi, në urën e Milotit.
Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.
Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.
Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës
roan brahimi sidorel prendi vrasje e shqiptarit ne athine
Aktualitet
10 Maj 2024, 07:38
r.ll
foto e brahimit
GREQI- Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi i 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimit në Athinë, ndërsa mb...
Aktualitet
10 Maj 2024, 07:23
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- "Open Spending Albania” një data-bazë me të dhëna unike që siguron transparencë për p...
Aktualitet
10 Maj 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Diten e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti p...
Aktualitet
9 Maj 2024, 23:00
I.A
foto nga vendngjarja
KAVAJË- Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalet me paratë e rindërtimit, ku kësaj herë një fir...
Aktualitet
9 Maj 2024, 22:56
I.A
OSHEE
Emisioni “Stop” trajtoi denoncimin e një qytetari në Tiranë i cili është mbifaturuar me 111 milionë lek&eum...
Aktualitet
9 Maj 2024, 22:45
B.Z
Dëshmitari në Greqi
GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua kë...
Aktualitet
9 Maj 2024, 22:15
I.A
Pamje nga vrasja
TIRANË- Roan Brahimi është shqiptari që mbeti i vrarë gjatë atentatit mbrëmjen e sotme në Athin&eu...
Aktualitet
9 Maj 2024, 22:08
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Roan Brahimi 32-vjeç dhe Katerina Beqo janë çifti shqiptarë që u qëlluan me armë zjarri mbr&...
Aktualitet
9 Maj 2024, 21:45
B.Z
Durim Bedini
ELBASAN - Ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të enjte Prokurori i Elbasanit Durim Bedini. Lajmi është bë...
Aktualitet
9 Maj 2024, 20:53
B.Z
Foto ilustruese
BURREL - Nikolin Topalli, i dënuar me burg përjetë për vrasje është izoluar në regjimin e posaç&e...