Sport

'Beteja’ e golashënuesve: sa gola është Leo Messi prapa Cristiano Ronaldos?

Viti 2023 ishte shumë i mirë për portugezin, i cili është përpara argjentinasit

10 Maj 2024, 11:23 Nga DOSJA
'Beteja’ e golashënuesve: sa gola është Leo Messi

SHBA - Leo Messi (36) dhe Cristiano Ronaldo (39) kanë qenë gjithmonë të përfshirë në një betejë golash që nuk ka përfunduar as në muzgun e karrierës së tyre, ndonëse duket qartë se bilanci po anon drejt njërit prej tyre. Ndërsa argjentinasi fiton ‘Topin e Artë’ (8 me 5), portugezi e kalon atë në golat e shënuar (891 me 833).

'TyC Sports' detajon golat e të dyve në secilën prej skuadrave ku kanë luajtur. Leo Messi, pa qenë një sulmues i pastër, ka shënuar 672 me Barçën, 32 me PSG dhe 23 me Inter Miami, të cilëve duhet t'i shtojmë edhe 102 me Argjentinën (833).

Ndërsa CR7 shtoi 450 me Real Madridin, por më parë kishte shënuar 5 me Sporting dhe 145 me Manchester United. Pas kohës së tij në ‘Bernabéu’, 101 me Juventusin dhe 62 me Al-Nassr, përveç 128 me Portugalinë. Kështu, Ronaldo kryeson ndaj Messit me 58 gola. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2024, 09:00

Lotët e Pierre-Emerick Aubameyang…

FRANCE - Eliminimi në gjysmëfinale të Europas League kundër Atalanta Bergamos (0-3, 1-1 në ndeshjen e parë) e ka tronditur s&eum...