Sport

Sindikata e lojtarëve apel FIFA-s të ndryshojë kalendarin e Botërorit për Klubet...

FIFPRO, sindikata globale e lojtarëve dhe Shoqata Botërore e Ligave të Futbollit kërkuan këtë të enjte nga FIFA një ndryshim në kalendarin për Kupën e Botës për Klube 2025. Organizatat po kërcënojnë të ndjekin ankesat e tyre me veprime ligjore.

10 Maj 2024, 09:30 Nga DOSJA
Sindikata e lojtarëve apel FIFA-s të ndryshojë kalendarin e

ZVICER - Shoqata Botërore e Ligave të Futbollit dhe FIFPro, sindikata globale e lojtarëve, i kanë bërë thirrje FIFA-s të rishikojë kalendarin për Kupën e re të Botës për Klube në vitin 2025, duke kërcënuar me fillimin e procedurave ligjore.

Në një letër drejtuar më 2 maj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, një kopje të së cilës AFP e mori të enjten, Leagues dhe FIFPro shprehen se kalendari i ndeshjeve të futbollit tani është "përtej ngopjes". Kupa e ardhshme e Botës për Klube, e projektuar me 32 ekipe, aktualisht është planifikuar nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.

Këto ndryshime kalendarike krijuan "dëm ekonomik" për Ligat Kombëtare dhe i shtynë lojtarët "përtej kufijve të tyre". Ata i bëjnë thirrje Këshillit të FIFA-s që të riprogramojë Kupën e Botës për Klube dhe të rihapë diskutimet për kalendarin ndërkombëtar për periudhën deri në vitin 2030.

“Nëse FIFA refuzon të angazhohet zyrtarisht për zgjidhjen e çështjeve të mësipërme në Këshillin e saj të ardhshëm, ne do të jemi të detyruar të këshillojmë anëtarët tanë për opsionet në dispozicion të tyre, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, për të mbrojtur interesat e tyre në mënyrë proaktive”,- thonë ata. “Këto opsione përfshijnë veprime ligjore kundër FIFA-s, për të cilat ne kemi kërkuar këshillën e një eksperti të jashtëm,” shkruajnë kundërshtarët e FIFA-s.

Në një deklaratë, FIFA argumentoi se "datat e Kupës së Botës për Klube janë caktuar në mënyrë që ato të jenë në harmoni me kalendarin ndërkombëtar, në mënyrë që të lejohet një kohë e mjaftueshme midis finales së turneut dhe fillimit të sezonit kombëtar. Gjithashtu, “duhet të garantohen të paktën tre ditë pushim ndërmjet ndeshjeve për të ruajtur mirëqenien e lojtarëve”, vijon FIFA.

Por Shoqata e Ligave Botërore dhe FIFPro akuzojnë FIFA-n se "vazhdimisht merr vendime të njëanshme që përfitojnë garat e saj dhe interesat komerciale, ndërsa ndikojnë negativisht në ligat kombëtare dhe lojtarët". Ata shtojnë: "Gjatë një periudhe të gjatë, FIFA ka injoruar përpjekjet e përsëritura nga ligat dhe sindikatat për t'u angazhuar në këtë çështje."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2024, 09:00

Lotët e Pierre-Emerick Aubameyang…

FRANCE - Eliminimi në gjysmëfinale të Europas League kundër Atalanta Bergamos (0-3, 1-1 në ndeshjen e parë) e ka tronditur s&eum...