Sport

Risia, Serbia dhe Shqipëria, bashkë për finalet e Europianit U21 në vitin 2027!

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për kandidaturën e përbashkët të dy vendeve gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Surçin.

10 Maj 2024, 00:52 Nga DOSJA
Risia, Serbia dhe Shqipëria, bashkë për finalet e Europianit U21

SERBI - Federata e Futbollit të Shqipërisë bëri me dije publikun se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Serbisë ka aplikuar për organizimin e Kampionatit Evropian për lojtarët nën moshën 21 vjeç. Është Kampionati Evropian që do të luhet në vitin 2027.

"Federata e Futbollit e Shqipërisë, njofton se ka aplikuar për organizimin e finales së "EURO 2027" për grupin Saros "U21". Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit, ka theksuar se do të ketë një bashkëpunim me Federatën Serbe të Futbollit, pasi asnjëhera nga shtetet nuk i plotëson kërkesat e nevojshme për ta zhvilluar e vetme këtë turne madhor,“ - thuhet në njoftim.

⚽ ???? FSHF bën se me dije se ka aplikuar për të organizuar finalet e “Euro 2027” për grupmoshën “U-21”.

???????? FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe për shkak se vendi ynë nuk i plotëson kushtet për t’i pritur të gjitha ndeshjet e “Euro 2027”.

ℹ️ Më tepër, në ????????????????.???????????? pic.twitter.com/JnGIlB80B7
— FSHF (@FSHForg) May 9, 2024

Kujtojmë se presidenti i Federates së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për kandidaturën e përbashkët të dy vendeve gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Surçin.

"Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë infrastrukturën dhe planifikojmë në të ardhmen që ne dhe Hungaria të aplikojmë për Lojërat Olimpike. Ashtu si me Shqipërinë, ne mund të aplikojmë për Kampionatin Evropian U-21,” - tha Vuçiq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll