9 Maj 2024, 23:27
Nga DOSJA
GJERMANI - Bayer Leverkusen vulosi rekordin më të gjatë të pamposhtur në histori, pasi barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Romës. Djemtë e Xabi Alonso ishin gati të shkruanin humbjen e parë në gjysmëfinalen e tyre të Ligës së Evropës kundër Romës, por goli i barazimit erdhi si gjithmonë në shtesë, në minutën e 96-të për të marrë një rezultat 2-2 dhe një fitore të përgjithshme 4-2.
Nga 49 ndeshjet e tyre të pamposhtura në të gjitha garat ku luan, Leverkusen kishte fituar 40 prej tyre. Ata tejkaluan serinë e pamposhtur prej 48 ndeshjesh që mbahej deri më tani nga Benfica që udhëhiqej në atë kohë nga i madhi i futbollit portugez Eusebio, një rekord i vendosur në periudhën midis dhjetorit 1963 dhe shkurtit 1965.
Arritja e gjigantëve portugez kishte qëndruar e vetëme si ecuria më e gjatë e pamposhtur që nga ardhja e garave evropiane, sipas UEFA-s, derisa Leverkusen e barazoi atë me një fitore 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt fundjavën e kaluar.
Skuadra e Alonsos tashmë i kishte dhënë fund dominimit të Bayern Munichut në Bundesligë, ndërsa fitorja e tyre totale kundër Romës i ka bërë ata të arrijnë në finalen e tyre të parë evropiane në më shumë se dy dekada.
Alonso tha para përballjes me Romën: “Ne duam të qëndrojmë të pamposhtur dhe e dimë se çdo javë bëhet më e vështirë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Maj 2024, 23:02
GJERMANI – Bayer Leverkusen-Atalanta do të jetë finalja e Europa League pasa përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale. Takimi i par&...
Sport
9 Maj 2024, 22:50
ITALI – Atalanta është skuadra e pare finalist e Europa League pasi mundi me shifrat 2-0 në ndeshjen e dytë Olimpikun e Marsejës,...
Sport
9 Maj 2024, 22:50
GJERMANI – Bayer Leverkusen dhe Roma do të ndajnë se cila do të shkojë në finale e madhe të Eupa League në ndeshjen e d...
Sport
9 Maj 2024, 22:26
GJERMANI – Bayer Leverkusen dhe Roma do të ndajnë se cila do të shkojë në finale e madhe të Eupa League në ndeshjen e d...
Sport
9 Maj 2024, 22:24
ITALI - Paolo Maldini në 360 gradë. Flamuri i Milan ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radie Serie A&rdquo...
Sport
9 Maj 2024, 22:19
ITALI – Atalanta dhe Olympiku i Marsejës zhvillojnë në Bergamo ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, pas barazimit ...
Sport
9 Maj 2024, 22:07
FRANCE - Duhej të ishte mbrëmja e tij, e Kylien Mbappe, por pikërisht ai ka qenë i munguari i madh të martën në “Parc d...
Sport
9 Maj 2024, 22:03
GJERMANI - Harry Kane do të duhet të presë të paktën një sezon më shumë (pa harruar Euro 2024) për të fituar t...
Sport
9 Maj 2024, 21:58
ELBASAN - Elbasani u kurorëzua zyrtarisht si kampion i Kategorisë së Parë. Në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Bylisit, klubi ve...
Sport
9 Maj 2024, 21:55
ITALI – Atalanta dhe Olympiku i Marsejës zhvillojnë në Bergamo ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, pas barazimit ...