Aktualitet

Atentati në Greqi, zbardhet identiteti i çiftit shqiptarë, kush është 32-vjeçari që humbi jetën (EMRAT)

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen Bajron, ku persona ende të paidentifikuar zbrazën armën drejt çiftit duke lënë të vdekur 32-vjeçarin dhe të plagosur bashkëshorten e tij.

9 Maj 2024, 22:08 Nga B.Z
Atentati në Greqi, zbardhet identiteti i çiftit shqiptarë, kush
Foto ilustruese

GREQI - Roan Brahimi 32-vjeç dhe Katerina Beqo janë çifti shqiptarë që u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjte në Greqi, teksa ishin duke qëndruar brenda makinës së tyre të parkuar. Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen Bajron, ku persona ende të paidentifikuar zbrazën armën drejt çiftit duke lënë të vdekur 32-vjeçarin dhe të plagosur bashkëshorten e tij, dhe më pas janë larguar me motorr.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi dyshohet se Brahimi ishte një person me precedentë të mëparshëm penal dhe i përfshirë në disa ngjarje mafioze. Autoritetet kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rastit, dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim.

 

atentat greqi shqitare

Sondazh

Poll