Aktualitet

FOTO/ Ndahet nga jeta prokurori i Elbasanit, Durim Bedini

Lajmi është bërë me dije Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet mes të tjerash se ndarja e tij nga jeta ka ardhur pas një komplikacioni akut shëndetësor.

9 Maj 2024, 21:45 Nga B.Z
FOTO/ Ndahet nga jeta prokurori i Elbasanit, Durim Bedini
Durim Bedini

ELBASAN - Ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të enjte Prokurori i Elbasanit Durim Bedini. Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet mes të tjerash se ndarja e tij nga jeta ka ardhur pas një komplikacioni akut shëndetësor.

Njoftimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen sot në mbrëmje, nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasan, zotit Durim Bedini, pas një komplikacioni akut shëndetësor.

Ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit i shkojnë bashëshortes dhe gjithë rrethit të tij familjar.

Zoti Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës. Me ndarjen nga jeta të tij, sistemi humbi një prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional”.

durim bedini klp prokuror elbasan

Sondazh

Poll