Aktualitet

Ekzekutimi i Roan Brahimit në Greqi, flasin dëshmitarët: U qëllua teksa po merrte fëmijët

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për mediat vendase se çifti kishte shkuar me motor për të marrë fëmijët e tyre nga një park ku ishin duke luajtur dhe në një moment persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre.

9 Maj 2024, 22:45 Nga B.Z
Ekzekutimi i Roan Brahimit në Greqi, flasin dëshmitarët: U
Dëshmitari në Greqi

GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë mbrëmje në Greqi, ku u ekzekutua me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi dhe u plagos gruaja e tij Katerina Beqo. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për mediat vendase se çifti kishte shkuar me motor për të marrë fëmijët e tyre nga një park ku ishin duke luajtur dhe në një moment persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Një dëshmitar tregon se sapo ka dëgjuar të shtënat ka lajmëruar menjëherë policinë, dhe më pas ka parë që plumbat ishin drejtuar drejt një motoçiklete në të cilën ndodheshin dy persona.

“U qëlluan teksa po mernin fëmijët e tyre”, ka treguar një dëshmitar tjetër. Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, autoritetet vendase kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

 

Sondazh

Poll