10 Maj 2024, 08:20
Nga M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.
“Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, tha Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington.
HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë. Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash.
Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë. Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.
“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky të enjten.
“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai.
Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
10 Maj 2024, 07:55
M.B
Eden Golan
MALMO- Artistja solo izraelite, Eden Golan, 20-vjeç, dhe kënga e saj "Hurricane" u kualifikuan për në finale e "Eurovision...
Bota
10 Maj 2024, 08:05
N.F
Miguel Perez
MEKSIKË- Administrata e Universitetit Autonom Benemerita të Puebla (BUAP) në Meksikë vendosi të shkarkoj&eu...
Bota
10 Maj 2024, 07:44
N.F
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë furnizueset më të mëdha të Izraelit me armë. Ato e kanë ndihmuar atë të ndërt...
Bota
10 Maj 2024, 07:29
N.F
Makineritë e firmës "Inkop"
SERBI- Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gjenden n&e...
Bota
10 Maj 2024, 07:24
N.F
Tomasz Szmydt
POLONI- Një gjykatës polak që kishte qasje tek sekretet ushtarake, i cili kërkoi azil politik në Bjellorusi, nuk do ...
Bota
10 Maj 2024, 07:22
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi ...
Bota
10 Maj 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technology&rdq...
Bota
9 Maj 2024, 22:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Disa nga idetë që janë pjesë e librit tregojnë se ndihmat e ardhshme për Ukrainën do të ku...
Bota
9 Maj 2024, 22:00
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nëse do të duhet, vendi i tij do të “q&eum...
Bota
9 Maj 2024, 21:51
E. D
Roger Fortson
SHBA- Një anëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fu...