10 Maj 2024, 07:55
Nga M.B
Eden Golan
MALMO- Artistja solo izraelite, Eden Golan, 20-vjeç, dhe kënga e saj "Hurricane" u kualifikuan për në finale e "Eurovision 2024". Disa thirrje kundër u dëgjuan nga turma para, gjatë dhe pas performancës së Golan.
“Jam shumë i mbingarkuar me emocione. Është me të vërtetë një nder të jesh këtu në skenë duke performuar dhe treguar zërin tonë dhe duke përfaqësuar me krenari”, tha Golan më vonë në konferencën për shtyp, duke shtuar se organizatorët kishin marrë masa paraprake për ta bërë ngjarjen të sigurt për të gjithë.
Organizatorët e Eurovizionit i kanë bërë rezistencë thirrjeve për të përjashtuar Izraelin lidhur me fushatën e tij ushtarake në Gaza, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke argumentuar se konkursi është një ngjarje jopolitike. Më shumë se 10,000 aktivistë pro-palestinezë, duke përfshirë aktivisten për klimën Greta Thunberg, organizuan një protestë jo të dhunshme në orët para gjysmëfinales duke thirrur "bojkoto Izraelin".
Qindra artistë në Suedi dhe gjetkë kanë kërkuar që Izraeli të bllokohet nga pjesëmarrja, siç bënë dy ministra të qeverisë belge në fillim të këtij viti. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon ngjarjen, kërkoi në fillim të këtij viti që Izraeli të ndryshonte tekstet e tij fillestare për të marrë pjesë, duke thënë se ata fillimisht i kishin referuar sulmit të 7 tetorit. Në një deklaratë video të enjten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi Golanin për pjesëmarrjen e saj.
"Ju jo vetëm që po e merrni pjesë në Eurovizion në një mënyrë krenare dhe shumë mbresëlënëse, por gjithashtu po luftoni me sukses me një valë të shëmtuar antisemitizmi dhe po përfaqësoni shtetin e izraelit me nder të jashtëzakonshëm," tha Netanyahu.
eurovision 2024
Bota
10 Maj 2024, 08:05
N.F
Miguel Perez
MEKSIKË- Administrata e Universitetit Autonom Benemerita të Puebla (BUAP) në Meksikë vendosi të shkarkoj&eu...
Bota
10 Maj 2024, 07:44
N.F
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë furnizueset më të mëdha të Izraelit me armë. Ato e kanë ndihmuar atë të ndërt...
Bota
10 Maj 2024, 07:29
N.F
Makineritë e firmës "Inkop"
SERBI- Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gjenden n&e...
Bota
10 Maj 2024, 07:24
N.F
Tomasz Szmydt
POLONI- Një gjykatës polak që kishte qasje tek sekretet ushtarake, i cili kërkoi azil politik në Bjellorusi, nuk do ...
Bota
10 Maj 2024, 07:22
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi ...
Bota
10 Maj 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technology&rdq...
Bota
9 Maj 2024, 22:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Disa nga idetë që janë pjesë e librit tregojnë se ndihmat e ardhshme për Ukrainën do të ku...
Bota
9 Maj 2024, 22:00
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nëse do të duhet, vendi i tij do të “q&eum...
Bota
9 Maj 2024, 21:51
E. D
Roger Fortson
SHBA- Një anëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fu...
Bota
9 Maj 2024, 21:37
E. D
foto nga vendngjarja
TAILANDË- Të paktën një person është vrarë dhe katër janë plagosur sot nga shpërthim...