10 Maj 2024, 07:22
Nga M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi dy anëtarë të saj u akuzuan për komplot për ta vrarë presidentin. Presidenti Zelensky nxori një dekret për shkarkimin e zotit Serhiy Rud. Nuk ka njoftime se kush do ta zëvendësojë atë.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha këtë javë se kishte ndaluar dy kolonelë të shërbimit të rojës shtetërore, nën akuzat për komplot për të vrarë zotin Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë. SBU-ja tha se atentatet do të kishin qenë një "dhuratë" për Presidentin Vladimir Putin ndërsa ai u betua të martën për një mandat të ri. Agjencia ukrainase e sigurisë tha se dy të ndaluarit ishin rekrutuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) dhe i kishin dhënë Moskës të dhëna sekrete.
Dy të arrestuarit, tha SBU-ja, ishin ngarkuar me detyrën për gjetur dikë në rojën presidenciale, i cili do ta merrte peng zotin Zelensky dhe më pas do ta vriste. Nuk ka të dhëna se në cilën fazë ishte zbuluar komploti. Moska nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e SBU-së. Presidenti Zelensky tha vitin e kaluar se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin zbuluar dhe asgjësuar të paktën pesë komplote ruse për ta vrarë atë. SBU-ja tha se grupi spiun planifikoi gjithashtu të vriste kreun e kësaj agjencie, Vasyl Maliuk dhe kreun e agjencisë së zbulimit ushtarak, Kyrylo Budanov./ VOA
volodymyr zelensy
Bota
10 Maj 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technology&rdq...
Bota
9 Maj 2024, 22:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Disa nga idetë që janë pjesë e librit tregojnë se ndihmat e ardhshme për Ukrainën do të ku...
Bota
9 Maj 2024, 22:00
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nëse do të duhet, vendi i tij do të “q&eum...
Bota
9 Maj 2024, 21:51
E. D
Roger Fortson
SHBA- Një anëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fu...
Bota
9 Maj 2024, 21:37
E. D
foto nga vendngjarja
TAILANDË- Të paktën një person është vrarë dhe katër janë plagosur sot nga shpërthim...
Bota
9 Maj 2024, 21:21
E. D
foto ilustruese
SHBA- Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u përball me pyetje të reja të enjten gjatë gjyqit në Nju...
Bota
9 Maj 2024, 21:09
E. D
VENEZUELA- Venezuela mund të jetë kombi i parë në historinë moderne që humbi të gjitha akullnajat. Iniciativa Ndërkomb...
Bota
9 Maj 2024, 20:59
E. D
Barron Trump
FLORIDA- Barron Trump, djali më i vogël i ish-presidentit Donald Trump, u zgjodh si një nga delegatët kryesorë ...
Bota
9 Maj 2024, 20:47
E. D
Ramón Fonseca Mora
PANAMA- Ndërron jetë bashkëthemeluesi i firmës ligjore në qendër të skandalit të taksave ...
Bota
9 Maj 2024, 19:46
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Dy gra ukrainas u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Belogord dhe Krusk, që ndodhen mes kufirit Rusi-Ukrain&eum...