Sport

VIDEO / Atalanta më pranë finales, dyfishon avantazhin!

Luhet në Bergamo takimi i dytë gjysmëfinal mes Atalantës dhe Olimpikut të Marsejës, pas barazimit të një jave më pare në “Velodrom” 1-1.

9 Maj 2024, 22:19 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta më pranë finales, dyfishon avantazhin!

ITALI – Atalanta dhe Olympiku i Marsejës zhvillojnë në Bergamo ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League, pas barazimit 1-1 në “Velodrom” një javë më parë.

Skuadra e Gasperinit është edhe në letër më e avantazhuar për t’u kualifikuar për më tej dhe pjesën e pare u mbyll në avantazh me shifrat 1-0. Lookman shënon golin e vetëm të 45 minutave duke i çuar shokët e skuadrës më të qetë në pushimin mes dy pjesëve.


Me fillimin e pjesës së dytë është sërish Lookman protagonist në golin e dytë, por këtë here duke dhuruar një assist për supergolin e Ruggerit.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll