Aktualitet

Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplaset me barrierat e rrugës, 2 të plagosura

Si pasojë e përplasjes raportohet se kanë mbetur të plagpsur dy persona, konkretisht shoferja e mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte në mjet me të.

9 Maj 2024, 18:56 Nga B.Z
Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplaset me barrierat e
Foto ilustruese

POGRADEC - Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”. Një automjet tip “Volvo” ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe është përplasur me barrierat anësore të aksit. Si pasojë e përplasjes raportohet se kanë mbetur të plagosura dy të reja, konkretisht shoferja e mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte në mjet me të.

Këto të fundit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë" në afërsi të Gurit të Kuq, shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volvo", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident pogradec policia

Sondazh

Poll