Bota

VIDEO/ Beteja mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve, çfarë ndodhi?

Pamjet e kapura me dron nga Brigada e 58-të, shfaq betejën mes tankeve ruse dhe një të ushtrisë ukrainase.

9 Maj 2024, 13:35 Nga M.B
VIDEO/ Beteja mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve,
Foto nga vendi i ngjarjes

UKRAINA- Një betejë e rrallë mes tankeve ruse dhe atyre ukrainase në afërsi të Urozhaine është filmuar nga ajri. Pamjet e kapura me dron nga Brigada e 58-të, shfaq betejën mes tankeve ruse dhe një të ushtrisë ukrainase. Në video shihen tre tanke ruse duke lëvizur drejt Urozhaine, por nuk ishin në dijeni që pranë tyre do të shfaqet një tank i ushtrisë ukrainase.

Ai arriti t’ua ndalë 'hovin', por edhe i shkatërroi duke i goditur nga një distancë jo edhe shumë e madhe. Ishte tanku ukrainas që hapi zjarr i pari mbi ata rusë duke arritur të godas direkt njërin prej tankeve të ushtrisë së Vladimir Putinit. Në këtë aksion, ukrainasit arritën të marrin nën kontroll edhe një objekt brenda të cilit gjendeshin ushtarët rusë duke u futur në të dhe duke hedhur granata dore.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll