Aktualitet

Mashtron biznesmenët duke përdorur emrat e politikanëve dhe zyrtarëve, kalon për gjykim dosja e supermashtruesit Florjan Gjergji

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

9 Maj 2024, 13:17 Nga r.ll
Mashtron biznesmenët duke përdorur emrat e politikanëve dhe
florian gjergji

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim në mungesë dosjen në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji. Ai do të gjykohet në mungesë ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe dy procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm që iu kërkonte shuma monetare në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg. Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtorë apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit më të fundit ku një biznesmeni nga Librazhdi, iu morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

florian gjergji gjykata penale e tiranes

Sondazh

Poll