Bota

Humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese, morëm goditje të fortë

Kovaçevski tha se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brenda tyre në nivelin lokal dhe qendror.

9 Maj 2024, 08:01 Nga M.B
Humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Rezultatet
Dimitar Kovaçevski

MAQEDINIA E VERIUT- Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai mori një goditje të fortë në këto zgjedhje. Ai i ka quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit.

Kovaçevski tha se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brenda tyre në nivelin lokal dhe qendror. Ai shtoi se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies.

Lideri i LSDM-së paralajmëroi se nis procesi i ripërtrirjes së partisë duke bërë analiza për qeverisjen 7-vjecare vecanërisht në katër vitet e fundit, që sipas tij, sollën realitetin e sotëm politik të kësaj partie. Kovaçevski tha se dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta paraqitur LSDM-në si nismëtare për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. 

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll