Politike

"Olsi te Xibraka"/ Bardhi i përgjigjet deklaratës së Ramës: Merr Agaçin si avokat, ai ka eksperiencë me trafikantët

Bardhi shkruan më tej se Rama në vend që ti japë mend SPAK se çfarë duhet të bëjë, më mirë të japë llogari se çfarë e lidh Olsi Ramën me makinën me targa AA 653 DM të përshirë në dosjen “Xibraka”. 

8 Maj 2024, 20:07 Nga B.Z

 

"Olsi te Xibraka"/ Bardhi i përgjigjet deklaratës së
Bardhi, Rama

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partië Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me rihapjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Xibraka” ku dyshohet si i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Në një postim në X, Rama u shpreh se Bardhit i duhet vënë proteza e ligjit, ndërsa ky i fundit ka replikuar duke thënë se Rama po merr rolin e juristit. Bardhi ka thumbuar Ramën, duke thënë se ky i fundit duhet të marrë avokat Sekretarin e Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin, pasi sipas tij, ka eksperiencë me çështjet e trafikantëve të drogës. Bardhi shkruan më tej se Rama në vend që ti japë mend SPAK se çfarë duhet të bëjë, më mirë të japë llogari se çfarë e lidh Olsi Ramën me makinën me targa AA 653 DM të përshirë në dosjen “Xibraka”. 

Postimi i plotë i Bardhit:

Kur piktori bën si jurist! Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat! Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja Edi Ramës të nxirrte Ëngjëll Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.

Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:
ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi njofoti pak më herët se SPAK i ka kthyer një përgjigje në lidhje me denoncimin e bërë nga vetë ai për dosjen "Xibraka". Bardhi shkruan se SPAK ka konfirmuar se ka rinisur hetimet për akuzat e përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratorin e drogës. Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

 

edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll